Ndërlidhjet

Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojë votat


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar se rezoluta e Serbisë për të kërkuar mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë, do të mund të sigurojë votat e mjaftueshme.

"Sistemi i votimit në Asamblenë e Përgjithshëm është i dizajnuar që çdo rezolutë të kalojë, edhe rezoluta serbe mund të kalojë" tha Hyseni pas kthimit nga Nju Jorku.

Mirëpo shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se edhe nëse kalon, rezoluta nuk do të ketë pasoja për Kosovën në periudhën afatgjate.

Hyseni u shpreh i bindur se gjykata ndërkombëtare do ta marr një vendim të drejtë, që sipas tij është "hedhja poshtë e kërkesës serbe".

Ai ka folur edhe për idenë e kryetarit serb Boris Tadiq, për ndarje të Kosovës, të cilën e ka quajtur si të panevojshme, ngase sipas tij do të shkaktonte efekt domino me pasoja të paparashikueshme në Ballkan.

Sipas tij, qëllimi i kërkesës serbe është riciklimi për bisedat e statusit final të Kosovës, që për Hysenin është e pamundur.

Ai ka saktësuar se pavarësinë e Kosovës do ta njohin shumë shtetet nga rajoni dhe nga Amerika Qendrore e Latine si dhe rajone tjera, duke mos saktësuar se cilat janë ato shtete

XS
SM
MD
LG