Ndërlidhjet

logo-print

Olmert: Moska të mos i armatosë armiqtë tanë


Ushtruesi i detyrës kryeministër i Izraelit, Ehud Olmert tha se do t'i kërkojë Rusisë që të mos i armatosë armiqtë e Izraelit kur ta vizitojë Moskën.

Olmert, i cili të hënën pritet të udhëtojë në Moskë, tha se do t'i përkujtojë Rusisë çështjet trazuese që përfshijnë "furnizimin me armë të elementeve, aktivitetet e të cilëve e shqetësojnë" Izraelin.

Komentet e tij u bënë pas raporteve se Rusia planifikon t'i shesë Sirisë raketa të sofistikuara.

Olmert dha dorëheqje muajin e kaluar pas akuzave për korrupsion, dhe tash e udhtron detyrën e kryeministri deri sa të formohet qeveria e re.
XS
SM
MD
LG