Ndërlidhjet

Jeremiç: Shtete të fuqishme pengojnë nismën serbe


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se "shtete të fuqishme dhe me ndikim" po përpiqen ta pengojnë draft rezolutën në Kombet e Bashkuara, e cila synon të sfidojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

"Ne do të bëjmë çmos që të fitojmë shumicën për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë" çështjen e Kosovës, tha Jeremiç për mediat serbe.

"Po bëhet gjithçka për ta penguar Serbinë në këtë votim, për të krijuar atmosferë të pafavorshme që të mbështetet rezoluta e propozuar nga Beogradi", ka thënë Jeremiç, për të shtuar se "Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG