Ndërlidhjet

FIFA i kërcënohet qeverisë së Polonisë


Polonia po ballafaqohet me rrezikun që Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, të vendosë për pezullimin e vendimit, që në këtë vend të organizaohet Kampionati evropian i futbollit në vitin 2012.

Qeveria e Polonisë e ka suspenduar Federatën e Futbollit të këtij vendi, për shkak të akuzave për lidhje me korrupsion të një administratori, por FIFA e ndalon ndërhyrjen e qeverive në federatat e futbollit.

FIFA ka kërkuar nga qeveria që deri ditën e sotme ta tërheq vendimi për pezullim të Federatës së Futbollit të Polonisë, ose rrezikon që të mos jetë organizator i Kampionatit evropian të futbollit.
XS
SM
MD
LG