Ndërlidhjet

logo-print

Obama i hodhi poshtë akuzat e republikanëve


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, e ka akuzuar fushatën e rivalit të tij republikan, John McCain, për "njollosje" të pabazë.

- Senatori McCain dhe operativistët e tij po luajnë bixhoz, për t'ju mashturar me njollosje, e jo për t'ju folur për substancën. Ata përpiqen ta sulmojnë fushatën tonë, për ta ngritur të veten. Kështu veprohet kur ju nuk keni ide dhe jeni jashtë kontekstit, tha Barack Obama.

Me këto komente ai iu përgjigj akuzave të kandidates republikane për zëvendës presidente, Sarah Palin se senatori Obama kishte lidhje, me persona që ajo i cilësoi si "terroristë".

Në hulumtimet e opinionit, Barack Obama po udhëheq kundër senatorit McCain për më tepër se pesë përqind.
XS
SM
MD
LG