Ndërlidhjet

Mottaki: SHBA-të dhe Izraeli nuk do të sulmojnë


Ministri i jashtëm iranian, Manoucher Mottaki, i tha javores "Newsweek", se nuk beson se Izraeli ose Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë ushtarakisht Iranin lidhur me programin bërthamor të tij.

Ministri Mottaki tha se Irani nuk do ta suspendoj pasurimin e uraniumit edhe në rast se i garantohet furnizimi nga jashtë me karburant atomik.

Irani është nën sanksione të Kombeve të Bashkuara për refuzim të pezullimit të procesit për pasurimin e uraniumit, për të cilin Perëndimi ka shqetësime se ka për qëllim prodhimin e bombës atomike.
XS
SM
MD
LG