Ndërlidhjet

Bosnjë: Nacionalistët udhëheqin në zgjedhjet


Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve lokale në Bonsjë Hercegovinë tregojnë se partitë nacioanliste po udhëheqin në garën për kryetarë të komunave.

Shefi i Komisionit Zgjedhor, Suad Arnautoviq, u tha reporterëve se Lidhja Social Demokrate e pavarur e Millorad Dodigut, ka fituar në 32 komuna të Republikës Serbe në Bosnjë.

Partia myslimane, ajo e Aksionit Demokratik, fitoi në 28 komuna, ndërsa Bashkësia Demokratike Kroate doli fituese në 15 qytete, që kanë shumicë kroate të popullatës.Partia për Bosnjë Hercegovinë, e Haris Silajxhiqit, fitoi në katër komuna.

Zyrtarët thonë se dalja në zgjedhjet e djeshme ishte 55 %.
XS
SM
MD
LG