Ndërlidhjet

logo-print

Pezulloi punën bursa e Rusisë


Bursat evropiane dhe aziatike sot shënuan humbje të mëdha për shkak të frikës nga përhapja e krizës globale finansiare.

Indeksi në bursën e Londrës ra për 6.2 %, që është niveli më i ulët në katër vitet e fundit. Rënie shënuan edhe tregjet e bursave në Frankfurt dhe Paris, si dhe bursat e vogla.

Tregtimi u suspendua në bursën kryesore të Rusisë, pasi indeksi i saj humbi mbi 14 % nga vlera e vet.

Më herët, situatë e ngjashme ishte edhe në mbarë Azinë, ku indeksi i bursës në Tokio ra në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.

Rëniet e fundit të bursave i pasqyrojnë dyshimet në rritje se plani finansiar amerikan do të mund ta ndalë krizën finansiare.

Investitorët gjithashtu janë të shqetësuar nga shenjat e prolemeve në Evropë, pasi një bankë e madhe gjermane dje u desh të shpëtohet.
XS
SM
MD
LG