Ndërlidhjet

Jeremiq: Njohja nga Mali i Zi, thikë prapa shpine


Vendimi eventual i Malit të Zi për njohjen e Kosovës, do të përjetohej si "thikë prapa shpine" jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, tha shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Paeta, Jeremiq tha se Serbia "sigurisht që nuk do të rrijë duarkryq" nëse Podgorica e njeh Kosovën.

"Kjo nuk mund të jetë pa pasoja, sidomos në këtë kohë. Ne nuk duam t'i dërgojmë kurrfarë kërcënimi askujt, ndonëse të gjithë në rajon e dijnë çfarë don të thotë kjo. Qeveria malezez është e vetëdijshme", tha Jeremiç.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Beogradi ua ka bërë të qartë zyrtarëve malazezë se nuk do të ketë kurrfarë mirëkuptimi për vendimin e Podgoricës që, siç tha, me njohjen e Kosovës të cënojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

XS
SM
MD
LG