Ndërlidhjet

SHBA hapën zyrë tregtare në Libi


Shtetet e Bashkuara kanë hapur zyrën tregtare në Libi për t'u dhënë shtysë marrëdhënieve ekonomike.

Agjencia zyrtare e lajmeve JANA raportoi se në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm nënsekretari amerikan i Tregtisë, Israel Hernandez, përfaqësues të qeverisë së Libisë dhe biznesmenë të të dy vendeve.

Hapi u ndërmorr një muaj pas vizitës së Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice në Libi.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë filluan të ngrohen në vitin 2003, kur Ghaddafi u dakordua të heqë dorë nga programet e armëve bërthamore dhe denoncoi terrorizmin.
XS
SM
MD
LG