Ndërlidhjet

Bien tregjet e bursave në mbarë botën


Tregjet e bursave në botë sot kanë rënë ndjeshëm nga frika e përhapjes së krizës globale finansiare.

Në Wall Street, indexi industrial Down Jones ra nën 10 pikë për herë të parë në katër vitet e fundit, ndërsa akcionet evropiane dhe japoneze u mbyllën në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.

Tregtimi u suspendua në bursën e Rusisë pasi indeksi i saj humbi 14 % nga vlera.

Rëniet e bursave i pasqyrojnë dyshimet se plani amerikan 700 miliardë dollarësh do të mund ta ndalë krizën finansiare.

Në Teksas, presidenti George Bush tha se planit të shpëtimit do t'i duhet kohë.

"Do të duhet ca kohë për të rikthyer besimin në sistemin finansiar. Por ajo që njerëzit mund të jenë të sigurtë është se ligji që e nënshkrova është hap i madh përpara drejt zgjidhjes së problemit", tha presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG