Ndërlidhjet

Bellorusia nuk largohet nga orbita ruse


Presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenka i ka thënë Rusisë se ai do t'i mbajë lidhjet e ngushta me Moskën.

Para takimit me kryeministrin rus Vladimir Putin, Lukashenka tha se ka pasur disa sugjerime se Bellorusia mendon "të tregtojë Rusinë për Evropën", por shtoi se Minsku kurrë nuk do ta tregtojë miqësinë me rusët.

Bisedimet pritet të fokusohen në çmimet e gazit rus për Bellorusinë dhe për rajonet separatiste të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG