Ndërlidhjet

Evropa ndërmerr masa për t'i mbrojtur bankat


Bashkimi Evropian tha se vendet anëtare të BE-së janë zotuar "t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme" për të siguruar stabilitetin finansiar.

Zotimi u bë përmes një deklarate të Francës, kryesuese e radhës e BE-së.

Në të thuhet se aksionet parashohin lëshimin e parave të gatshme në tregjet finansiare, si dhe mbrojtje më të madhe për depozituesit.

Deklarata u bë në kohën kur Danimarka, Suedia, Austria dhe Islanda i rritën garancat shtetërore për depozitat bankare.
XS
SM
MD
LG