Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon të hidhet poshtë aktakuza


Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq planifikon të kërkojë nga Tribunali i Hagës që t'i hedhë poshtë akuzat kundër tij, për shkak se, siç thotë, atij i është premtuar imuniteti.

Në një mocion të lëshuar sot, Karaxhiq i kërkoi Tribunalit për Krime të Luftës në ish Jugosllavi t'i urdhërojë prokurorët që të gjejnë çfarëdo prove
materiale të marrëveshjes, të cilën, ai pretendon se e ka bërë me emisarin amerikan Richard Holbrooke në korrik të vitit 1996.

Holbrooke vazhdimisht ka mohuar të ketë bërë ndonjë marrëveshje me Karaxhiqin, i cili përballet me akuzat për gjenocid.
XS
SM
MD
LG