Ndërlidhjet

Zoellick: Të shpërbëhet G7


Presidenti i Bankës Botërore ka kërkuar zëvendësimin e G7-ës, grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës me një strukturë të re. Kjo e fundit do duhet të përfshijë dhe ekonomitë në rritje të Azisë e Amerikës Latine.

Robert Zoellick tha se kriza financiare që ka kapluar SHBA-të dhe Evropën është një zile alarmi për botën dhe dëshmon nevojën për një sistem të ri.

Aktualisht në G7 bëjnë pjesë SHBA-ja, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
XS
SM
MD
LG