Ndërlidhjet

Moskë-Tbilisi, shtohen akuzat


Rusia ka akuzuar Gjeorgjinë se po përpiqet të provokojë "operacione të reja ushtarake", përmes sulmeve të shtuara kundër caqeve ruse në rajon.

Akuzat e Ministrisë së Jashtme të Rusisë erdhën pas vrasjes së shtatë ushtarëve rusë në Osetinë e Jugut nga shpërthimi i një makine bombe.

Gjeorgjia i ka hedhur poshtë akuzat ruse si të pabaza, duke shtuar se këto janë pretekste që Moska synon t'i përdorë për të mos respektuar armëpushimin.

Rusia tha se do respektojë marrëveshjen që parasheh largimin e të gjitha trupave ruse nga territori i Gjeorgjisë që nuk është i diskutueshëm, deri më10 tetor.
XS
SM
MD
LG