Ndërlidhjet

Serbia 'kërcënon' Malin e Zi për Kosovën


Serbia i ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi që të mos njohë Kosovën, duke thënë se kjo do të ishte 'thikë pas shpine'.

"Serbia nuk do të mund ta kuptojë këtë lëvizje, e cila jo vetëm se do të jetë thikë pas shpine për Serbinë, por po ashtu për përpjekjet tona diplomatike, që në mënyrë paqësore ta zgjidhim statusin e Kosovës", ka thënë ministri i jashtëm Vuk Jeremiq për mediat serbe.

Jeremiq ka thënë se njohja eventuale e Kosovës nga Mali i Zi do të ketë pasoja.

"Serbia nuk dëshiron ta kërcënojë askënd, por as nuk do të rrijë duarkryq në rast se Mali i Zi e njeh Kosovën", i ka thënë Jeremiq agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, duke mos elaboruar lëvizjet e Serbisë.
XS
SM
MD
LG