Ndërlidhjet

Gates:Militantët afganë çelës i së ardhmes së vendit


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates ka thënë se militantët në Afganistan janë çelës i të ardhmes së vendit.

Ai tha se gatishmëria e militantëve, që të punojnë me qeverinë afgane duhet të jetë pjesë e së ardhmes së vendit.

Komentet e Gates-it vijnë pas raporteve se përfaqësues të talebanëve muajin e kaluar janë takuar me zyrtarë të qeverisë afgane në Arabinë Saudite.

Zbulimi i takimit u bë të hënën nga Abdul Salam Zaef, një ish ambasador i lartë taleban.

I pyetur nëse janë të mirëseardhura përpjekjet e tilla saudite, Gates ka thënë se çdo kush që mund të luajë rol konstruktiv, është i mirëseardhur.

Ndërsa, në lidhje me deklaratat e një komandanti britanik, se lufta afgane nuk mund të fitohet, Gates ka ofruar pikëpamje më optimiste.

Ai ka thënë se në Afganistan ka sifda, por po ashtu janë edhe gjasat për një sukses afatgjatë.

Gates i ka bërë këto komente në një aeroport ushtarak, derisa po nisej për një turne në Evropë.

XS
SM
MD
LG