Ndërlidhjet

Pakistani dëbon refugjatët afganë


Pakistani ka filluar të dëbojë refugjatët afganë nga një rajon fisnor, që është bërë arenë luftimesh mes trupave dhe luftëtarëve të lidhur me talebanët dhe Al Qaidën.

Refugjatët janë urdhëruar të enjten e kaluar, që ta lëshojnë Bajaur-in brenda ditësh, ose do ballafaqohen me largim të detyrueshëm.

Administratori qeveritar i rajonit Safirullah Wazir, tha se autoritetet besojnë se disa kanë lidhje me grupet militante.

Pakistani gjendet nën presion nga SHBA-të që të bëjë më shumë për të shpartalluar militantët në rajonet fisnore.

Ofensiva qeveritare në Bajuar, që filloi në gusht ka lënë të vdekur rreth një mijë persona.
XS
SM
MD
LG