Ndërlidhjet

Gates në Prishtinë


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates ka arritur në Prishtinë, për një vizitë të shkurtër, njofton agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Ai pritet të zhvillojë takime me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi në Aeroportin e Prishtinës.

Ndërsa, agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar sekretarin Gates të ketë thënë se të paktën deri në fund të vitit 2009 SHBA do t'i mbajë trupat në Kosovë.

Gates, që bëhet zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që viziton Kosovën pas pavarësisë së saj, citohet të ketë thënë se synim i udhëtimit është vizita ushtarëve amerikanë.

Qëndrimi i shkurtër në Kosovë bëhet në kuadër të një turneu të sekretarit Gates në Evropë.
XS
SM
MD
LG