Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia pa qëndrim për çështjen e emrit


Pamje në Shkup

Pamje në Shkup

Mosharmonizimi i qëndrimeve mes kreut shtetëror për çështjen e emrit do të dobësojë pozicionet e Maqedonisë në negociatat e reja për çështjen e emrit. Kështu vlerësojnë ekspertët për politikë të jashtme lidhur me dështimin e takimit të partive kryesore politike për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e kontestit me Greqinë.

Duke komentuar pozicionin e kryeministrit se për çështjen e emrit duhet të vendosin qytetarët në referendum, Mahi Nesimi u shpreh:

“Grupacioni, i cili kërkon që çështja të shkojë në referendum, është dashur që këtë çështje ta bëjë publike me kohë, pra kryeministri, më konkretisht VMRO-ja; gjithmonë këtë e ka potencuar, por nuk e ka bërë të prerë. Nëse është ky përcaktimi i VMRO-së apo i Qeverisë, atëherë duket se kot është humbur kaq shumë kohë për të harmonizuar qëndrimin për çështjen e emrit, i cili duhej të arrihej shumë më herët, që të mos zgjatej puna kaq shumë”,
tha zoti Nesimi.

Për dallim nga kryeministrit, Lidhja Socialdemokrate në opozitë mbron pozicionin se duhet të ketë kompromis edhe atë Maqedonia ta pranojë një zgjidhje të vetme, e cila nuk do të prekte identitetin e maqedonasve.

“Pozicioni i LSDM-së shkon në drejtim të gjetjes së kompromisit, pra është më fleksibël. Kam përshtypjen se LSDM-ja është koshiente se pa kompromis nuk do të zgjidhet problemi dhe se është e interesuar që gjithsesi problemi të zgjidhet”, tha Mahi Nesimi.

Për dallim nga zoti Nesimi, eksperti tjetër, Risto Nikovski, thotë se paraqitja në opinion e dallimeve mes kreut shtetëror dëmton në masë të madhe interesat e shtetit.

“Me deklarata apo qëndrime të ndryshme, ne po degradojmë pozicionin tonë. Ky është gabim i madh në kohën kur të gjithë presin nga ne. Kreu shtetëror dhe partitë politike nuk duhet që pozicionet e tyre t’i prezantojnë në opinion, por të debatojnë mes vete dhe të shkojnë në bisedime ku të gjitha opsionet do të shtroheshin për zgjidhje”,
tha Risto Nikovski, ekspert për politikë të jashtme.

Ndërsa, i pyetur nëse pret ndonjë epilog nga negociatat e reja që pritet të fillojnë këtë javë në Nju Jork , eksperti Mahi Nesimi tha se pret që të ketë zgjidhje të kontestit, i cili edhe do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG