Ndërlidhjet

logo-print

Vujanoviq: Shpejt, vendimi për Kosovën


Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka lënë të kuptohet se vendi i tij do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të Serbisë.

Vujanoviq theksoi se vendimi duhet të merret shpejt, për shkak të synimeve të Malit të Zi që të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Njohja e Kosovës është një "kusht i dukshëm" për integrimin, tha presidenti malazez.

Ministri i jashtëm i Serbisë e ka cilësuar njohjen e mundshme të Kosovës nga Mali i Zi si "thikë pas shpine" për Serbinë.
XS
SM
MD
LG