Ndërlidhjet

logo-print

BE bie dakord për masat financiare


Ministrat e financave të vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord të rrisin garancinë minimale të depozitave bankare në 50 mijë euro, nga 20 mijë që është aktualisht.

Disa vende kishin kërkuar që minimumi i garancisë bankare të ishte 100 mijë euro, çfarë kishte rritur shqetësimin tek vendet e Evropës Lindore, s enuk do të mund të përmbushnin standardet.

Eurokomisioneri për financa, Juaquin Almunia pas përfundimit të takimit tha:

"Mendoj se konkluzionet tregojnë doktrinën evropiane se si duhet përballuar situata aktuale, kur duhet të ndërhyjmë, si ti ndihmojmë institucionet financiare, kush duhet t"i miratojë vendimet dhe si duhet t'i bashkërendojmë masat e marra", tha eurokomisioneri për financa.
XS
SM
MD
LG