Ndërlidhjet

Iran: Ulje e detyruar e aeroplanit amerikan?


Pentagoni ka hedhur poshtë informacionet e mediave iraniane se një aeroplan ushtarak i SHBA-ve ka bërë ulje të detyruar në Iran.

Sipas burimeve iraniane aeroplani është detyruar të ulet pasi ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit. Largimi i tij është mundësuar pasi janë marrë në pyetje të gjithë ata që ishin në bord. Autoritetet iraniane, sipas burimeve mediale kanë arritur në përfundimin se shkelja e hapësirës ajrore iraniane ishte gabim i paqëllimshëm.

Burimet zyrtare iraniane nuk kanë pranuar të konfirmojnë rastin.
XS
SM
MD
LG