Ndërlidhjet

Bogdanoviç: Ka presion nga vendet e fuqishme


Nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të votohet nisma serbe. Nisma serbe kërkon që Gjykata Ndërkombëtare në Hagë të vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në qeverinë serbe thotë se Beogradi po përballet me presion nga jashtë, që të mos shtyjë përpara votimin në Asamblenë e Përgjithshme.

"Presioni po bëhet nga vendet që e kanë pranuar Kosovën dhe që janë vende me ndikim", tha Bogdanoviç për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qeveria serbe shpreson që shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjasë dy deri në tre vjetë, çfarë do t'i lejojë Serbisë të konsolidojë politikat e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Me nismën në fjalë Serbia do të blejë kohë. Kjo do ta kthente Kosovën nga një çështje politike në një problem juridik. Njëherësh një hap i tillë do t'i jepte Serbisë kohën e mjaftueshme të formulojë politika të reja ndaj Kosovës", thotë eksperti serb Dushan Janiç.
XS
SM
MD
LG