Ndërlidhjet

Maqedonia do të abstenojë në OKB rreth Kosovës


Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Republika e Maqedonisë do të abstenojë gjatë votimit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, lidhur me rezolutën e Serbisë sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar, Shefik Duraku.

“Votimi i përmbajtur nuk do të thotë se Maqedonia nuk merr pjesë në procesin e votimit sa i takon kësaj rezolute, mirëpo vetë përmbajtja është votim që do të thotë se Maqedonia ka qëndrimin e përmbajtur dhe nuk mban anën e asnjërës, as të Serbisë në këtë rast, e as të Kosovës. E gjithë kjo bëhet për shkak të asaj se Maqedonia udhëheq një politikë të fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, që është një ndër kushtet për çdo shtet që është në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, tha zëdhënësi i qeverisë, Shefik Duraku.

Ndërkohë, ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare. Zëdhënësi i kësaj partie, Adriatik Imeri, deklaroi se Maqedonia me votën e saj të përmbajtur në Kombet e Bashkuara tregon se nuk është për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Deklaratat e zyrtarëve maqedonas janë në shërbim direkt të qarqeve pro serbe, të cilat tentojnë që me çdo kusht të zvarrisin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pyesim Ali Ahmetin dhe BDI-në, si partner i koalicionit qeveritar, se ku kanë mbetur deklaratat pompoze se sapo të hyjë në qeveri, do të njohë pavarësinë e Kosovës? Ku janë deklaratat e tyre se në mbledhjen e parë të qeverisë ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës? Sa mbledhje të qeverisë deri më sot janë mbajtur dhe sa të tilla do të mbahen? Por, me këto vlerësime janë kundërshtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim”, thotë Imeri.

Me gjithë deklaratat e kundërta, PDSH-ja dhe BDI-ja kanë apeluar që Maqedonia sa më shpejt ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG