Ndërlidhjet

Mali i Zi do mbështesë nismën serbe në OKB


Mali i Zi tha se do ta mbështesë përpjekjen e Serbisë që ta sfidojë pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shefi i diplomacisë Millan Roçen i ka thënë gazetës "Vijesti" se një instrukcion i tillë i është dhënë përfaqësuesit malazez në Kombet e Bashkuara.

Agjencitë e lajmeve transmetojnë se hapi synon t'i zbutë marrëdhëniet me Serbinë, të shkaktuara nga frika se Mali i Zi do ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për kërkesën e Beogradit që gjykata me seli në Hagë ta vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG