Ndërlidhjet

Oslo: Ndahet Çmimi Nobel për Kimi


Shkencëtarët Osamu Shimomura nga Japonia dhe amerikanët Martin Chalfie dhe Roger Tsien e fituan Çmimin Nobel për Kimi për zbulimet dhe zhvillimin e proteinës së quajtur proteina flurescente (GFP).

Juria e çmimit Nobel në Stokholm tha se proteina është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që përdoret në bioshkencën bashkëkohore.

Juria tha se me ndihmën e proteinës GFP, shkencëtarët i kanë zhvilluar mënyrat për të vrojtuar proceset, të cilat më parë ishin të padukshme, siç janë zhvillimi i qelizave nervore në tru apo përhapjen e qelizave të kancerit.
XS
SM
MD
LG