Ndërlidhjet

Gates kërkon shtimin e trupave në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtejs Robert Gates u ka kërkuar liderëve të Evropës Lindore, që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan.

Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes së Evropës Juglindore në Ohër të Maqedonisë.

Të gjithë së bashku, 11 shtetet e Ervopës Juglindore( Shqipëria, Bosnje Herecegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina) i kanë tashmë pothuajse 5 mijë e 100 trupa në Afganistan.

Gates nga Maqedonia do udhëtojë për në Hungari ku të enjten dhe të premten me ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojë format për të shtuar numrin e trupave në Afganistan.
XS
SM
MD
LG