Ndërlidhjet

Bankat qendrore ulin normat e interesit


Një grup i bankave të fuqishme qendrore po i shkurton normat e interesit në një lëvizje të koordinuar, që synon të pengojë thellimin e krizës globale financiare.

Këtë veprim e kanë ndërmarrë Rezervat Federale Amerikane, Banka Qendrore Evropiane dhe bankat qendrore të Suedisë, Zvicrës, Britanisë dhe Kanadasë.

Aksioni i koordinuar nuk i standardizon normat e interesit, por përfshin norma të ndryshme që kërkohën nga bankat pjesëmarrëse.

Duke folur në qytetin bregdetar francez Evian, presidenti i Francës Nicholas Sarkozy ka kërkuar aksion të koordinuar mes qeverive dhe bankave qendrore, si rrugë e vetme për të penguar kolapsin dhe konfrontimin me një stuhi të paprecedentë financiare.

XS
SM
MD
LG