Ndërlidhjet

Geekie: UNMIK-u pa zëvendësshef


Zëdhënësi i UNMIK-ut Rusell Geekie ka konfirmuar sot se zëvendëshefi i misionit David Harland ka lënë Kosovën dhe është kthyer në SHBA.

Në konferencën e rregullt për gazetarë, Geekie, ka thënë se Harland është kthyer në Nju Jork në javën e kaluar, për të shtuar se aktualisht nuk ka plane konkrete, që OKB të emërojë zëvendës të ri të shefit të UNMIK-ut.

Harland qe emëruar në këtë post nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon më 2 shtator, kur edhe qe vendosur që gjatë mandatit të tij pesë javor në Kosovë, të mbikqyrë procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut.

Geekie ka thënë se faza e parë e rikonfigurimit të UNMIK-ut, që parasheh reduktimin e administratës, përfundon më 17 tetor, atëherë kur punonjësve u skadon kontrata.
XS
SM
MD
LG