Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Pakt të ri sigurie për Evropën


Presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropës i duhet një pakt i ri i sigurisë, që ndalon përdorimin e forcës dhe siguron që asnjë vend të mos ketë monopol mbi ofrimin e sigurisë për kontintentin.

"NATO po lëviz infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve të vendit tonë dhe po vizaton linja të reja në Evropë përgjatë kufijve tonë perëndimorë dhe jugorë. Çfarëdo që të thonë, është e natyrshme që këto veprime ne i konsiderojmë si veprime të drejtuara kundër nesh", ka thënë Medvedev në një konferencë për politikat ndërkombëtare në Evian të Francës.
XS
SM
MD
LG