Ndërlidhjet

Merkel: Do abstenojmë ndaj nismës serbe


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të abstenojë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme, për nismën serbe për ta sfiduar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Me këtë duam të tregojmë se jemi të bindur se vendimi ynë për njohjen e Kosovës ka qenë i drejtë", ka thënë Merkel, pas një takimi me kryeminsitrin shqiptar Sali Berisha.

Merkel ka thënë se qeveria në Berlin nuk do të ndryshojë qëndrimin për pranimin e pavarësisë, ndërsa me përmbajtjen e sotme në OKB, Gjermania sipas saj dëshiron të tregojë se i respekton institucionet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë Merjkel ka shfaqur besimin se mendimi i GJND-së do të jetë në përputhje me interpretimin gjerman të së drejtës ndërkombëtare.

Ajo ka vlerësuar pozitivisht njohjen që Portugalia i bëri dje Kosovës, duke vënë në pah se tash këtë e kanë bërë një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së.
XS
SM
MD
LG