Ndërlidhjet

Sejdiu apelon të mos votohet nisma serbe


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka kërkuar krerëve të shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme, që të mos miratojnë nismen serbe per te sfiduar pavaresine e Kosovës në GJND.

"Ndjejmë keqardhje që qeveria e Serbise ka paraqitur një rezolutë në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të kërkojë një opinion këshillues për pavarësinë e Kosovës nga Gjyqi Ndërkombtar i Drejtësisë. Çështjet e shtetësisë dhe të njohjes janë plotësisht politike dhe të rezervuara për udhëheqësit politikë ", thuhet ne letërn e presidentit Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se miratimi i nismës serbe do të ngadalësonte ritmin e njohjeve dhe do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare, gjë që do të shtyjë me tutje procesin e njohjes dhe pajtimit që duhet të ndodhë mes dy qeverive dhe popujve të të dyja shteteve.

"Për këtë arsye, me plot respekt kërkoj që shteti juaj të votojë kundër rezolutës e cila kërkon opinionin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë", thuhet ne letrën e Sejdiut.
XS
SM
MD
LG