Ndërlidhjet

AFP: Shkupi, Podgorica njohin shpejt Kosovën


Maqedonia dhe Mali i Zi do të njohin shpejt Kosovën, citon një diplomat perëndimor Agjencia France Press.

"Shkupi dhe Podgorica janë në prag të njohjes së pavarësisë së Kosovës në një të ardhme shumë të afërt", ka thënë një zyrtar në Ohër duke folur në kushte anonomiteti.

Sipas tij, Maqedonia dhe Mali i Zi, e kanë diskutuar së bashku këtë çështje.

Megjithatë, as zyrtarët e Maqedonisë e as Mali i Zi nuk kanë konfirmuar këto raporte.

XS
SM
MD
LG