Ndërlidhjet

Britania tërheq trupat nga Kosova


Në fund të vitit Britania do të përfundojë kontributin e saj për KFOR-in përmes Forcës Rezervë Operacionale.

Britania kishte dërguar këtë batalion rezervë në Kosovë në muajin qershor për një periudhë katërjavore, kur tensionet mes shqiptarëve dhe serbvëe ishin të mëdha, për shkak të shpalljes së pavarësisë.

"Pas rishikimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe përkushtimeve tona të mëdha ushtarake, sekretari i jashtëm dhe unë jemi pajtuar që kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për ORF-në( Forca Rezervë Operacionale) të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2008", ka thënë përmes një deklarate për media ministri i mbrojtjes John Hutton.

"Momenti historik i shpalljes së pavarësisë ka kaluar pa incidente dhe situata e sigurisë është stabile, edhe pse mbetet e brishtë", ka shtuar Hutton.

Ky vendim vjen, pasi që Britania ka vendosur të bëjë ndryshime në misionet e saj ushtarake në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG