Ndërlidhjet

Takohen ministrat e Mbrojtjes të NATO-s


Shtetet e Bashkuara do t'u bëjnë thirrje aleatëve të NATO-s të dërgojnë më shumë trupa për të luftuar kryengritësit në Afganistan, kur ministrat e mbrojtjes të aleancës të mblidhen sot në takimin dy ditësh në Budapest.

Komandantët e forcës prej 50.700 trupash kanë kërkuar edhe 12.000 trupa tjerë, por aleatët evropianë të Uashingtonit kanë hezituar të zotohen për trupa shtesë.

Ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë edhe mënyrat për rindërtimin e ushtrisë së Gjeorgjisë, e cila u dëmtua nga forcat ruse gjatë konfliktit të gushtit.
XS
SM
MD
LG