Ndërlidhjet

Shkup: Kuvendi debaton për njohjen e Kosovës


Kuvendi i Maqedonisë sot do shqyrtojë në procedurë urgjente rezolutën për njohjen e Kosovës.

Vendimi u mor mbrëmë në takimin e koordinatorëve të partive parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, në të cilin u vendos që në rend dite me procedurë urgjente të vihet rezoluta për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski mbajti një takim me ministrat e partisë së tij, VMRO-DPMNE.

Rezoluta u vu në rend dite pasi partitë shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Demokracia e Re paraqitën një rezolutë të përbashkët për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Tahir Hani i tha Radios Evropa e Lirë se rezoluta është në vijën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Kërkesa e partive shqiptare është mbështetur edhe nga partitë tjera parlamentare.

Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në orën 11.00.
XS
SM
MD
LG