Ndërlidhjet

Qetësohen tregjet në Evropë dhe Azi


Ulja e shkallëve të interesit nga bankat qendrore të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Evropës, duket sikur kanë sjellë pak qetësim në tregjet finansiare globale.

Tregjet evropiane shënuan rritje në hapjen e sotme, ndërsa ato aziatike më herët pak e morën veten pasi gjashtë bankat qendrore në një lëvizje të paparë shpallën se i zvoglojnë shkallët e interesit.

Të mërkurën edhe Kina e ndërmorri hapin e njëjtë, i cili sot u ndoq nga Hong Kongu, Tajvani dhe Koreja e Jugut.

Sidoqoftë, tregjet e kredive mbeten të shqetësuara nga frika e forcimit të institucioneve finansiare dhe drojet për recesion global.
XS
SM
MD
LG