Ndërlidhjet

Mali i Zi sot mund të njohë Kosovën


Qeveria e Malit të Zi mund të njohë sot pavarësinë e Kosovës, shkruan e përditshmja e Podgoricës, "Vijesti".

Gazeta citon burime të afërta me kreun shtetëror të kenë thënë se "gjithçka është e gatshme që kabineti i Gjukanoviqit sot edhe zyrtarisht ta shpallë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Prishtinën".

Lajmi nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.
XS
SM
MD
LG