Ndërlidhjet

Sceffer: Të rriten shpenzimet ushtarake


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin shpenzimet ushtarake, pavarësisht krizës globale financiare.

Komentet e Schefferit në të përditshmen hungareze "Nepszabadsag" vijnë derisa ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë filluar një takim dy-ditor në Budapest.

Bisedimet pritet të fokusohen në rritjen e kapaciteteve ushtarake të aleancës në Afganistan, ku NATO udhëheq Forcën Ndërkombëtare për Asistencë dhe Siguri(ISAF) me më shumë se 50 mijë ushtarë.

Scheffer ka thënë se NATO duhete të jetë e pranishme në Afganistan edhe disa vjet.
XS
SM
MD
LG