Ndërlidhjet

logo-print

Serbia mbi njohjen eventuale të Kosoves nga fqinjtë


Shefja e grupit parlamentar "Për Evropën e Bashkuar", Nada Kolungjia ka thënë se vendet fqinje që për shkak të presionit e njohin Kosovën marrin mbi vete përgjegjësinë për stabilitetin në rajon.

Ndërsa, Çedomir Jovanoviq i Partsië Liberale Serbe ka thënë se paralajmërimi se Mali i Zi dhe Maqedonia do e njohin Kosovën flet për diskrepancë mes interesave të Serbisë dhe interesave të vendeve fqinje.

"Në këto momente duhet ta pyesim vetveten se si kemi ardhur deri te kjo diskrepancë me fqinjët tanë dhe cili është reagimi i drejtë ndaj parlajmërimeve për njohjen e Kosoëvs nga Mali i Zi dhe Maqedonia", ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se nuk duhet prishur marrëdhëniet me fqinjtë.

Kryetari i "Serbisë së Bashkuar" Dragan Markoviq ka bërë thirrje serbëve që të mos shkojnë në detin e Malit të Zi nëse ky vend e pranon Kosovën.
XS
SM
MD
LG