Ndërlidhjet

logo-print

Hungaria e Letonia njohin pasaportën e Kosovës


Republika e Hungarisë dhe e Letonisë i janë shtuar vendeve të BE-së, të cilat e kanë njohur deri tash pasaportën e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në njoftimin e Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë dhe në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Letonisë, bëhet e ditur se këto dy shtete e njohin pasaportën e Republikës së Kosovës.

Pasaportën e Kosovës e kanë njohur shumica e vendeve të BE-së, ndërsa edhe shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë si Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë njohur dokumentin e ri kosovar të udhëtimit.
XS
SM
MD
LG