Ndërlidhjet

logo-print

Libia jep para për viktimat e terrorizmit


Libia raportohet të ketë depozituar një "sasi të konsiderueshme" të parave në një fond për kompensimin e viktimave të terrorizmit.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se paratë janë dërguar në një xhirollogari në SHBA për kompensimin e viktimave amerikane dhe familjeve të tyre, në atë që konsiderohet terrorizëm në të cilin është i përfshirë Libia.

Zyrtari ka refuzuar të tregojë se sa e madhe është shuma që e ka dorëzuar Libia.

Për fondin, që vlerësohet të jetë 1.8 miliardë dollarë qenë pajtuar në muajin gusht SHBA dhe Libia për të zgjidhur rastet e terrorizmit në të dy anët.
XS
SM
MD
LG