Ndërlidhjet

logo-print

Pheniani gati t'i kthehet programit bërthamor


Korea Veriore ka bërë të ditur se planifikon të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare për t'i dhënë fund programit të saj bërthamor, duke thënë se ka ndërmend që të ristartojë reaktorin, që mund të prodhojë bombë atomike.

Në një deklaratë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Pheniani ka ndërprerë punën në procesin e paaftësimit të programit të tij nuklear, dhe po i pengon inspektorët ndërkombëtarë nga reaktorët bërthamorë në Yongbyon.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCormack tha se kjo lëvizje është për "keqardhje", por "e kthyeshme".

Koreja Veriore më herët qe pajtuar të mbyllte programin bërthamor, por është tërhequr pasi që akuzoi SHBA-të se nuk po përmbushin pjesën e tyre të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG