Ndërlidhjet

Maqedonia njohu Kosovën


Republika e Maqedonisë e njohu shtetin e pavarur të Kosovës.

Këtë vendim e miratoi Qeveria e Maqedonisë, ndërsa për opinionin e kumtoi ministri i punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshovski, i cili tha se vendimi është në funksion të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Me këtë vendim Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhëniet dypalëshe mes vete.

Para mbledhjes se qeverise, Kuvendi i Maqedonise me shumice votash miratoi rezoluten per njohjen e pavaresise se Kosoves.
XS
SM
MD
LG