Ndërlidhjet

Ahtisaari e fitoi çmimin Nobel për paqe


Ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, e fitoi çmimin Nobel për paqe, kumtoi sot Komiteti Norvegjez.

Në arsyetim thuhet se Martti Ahtisaari e fitoi këtë çmim "për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më tepër se tri dekada, për t'i zgjidhur konfliktet ndërkombëtare".

Martti Ahtisaari ishte edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkara për statusin e Kosovës. Ai në raportin e tij final pat propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
XS
SM
MD
LG