Ndërlidhjet

Bien tregjet në Evropë e Azi


Tregjet e bursave në Evropë dhe Azi kanë rënë në mënyrë të shpejtë, në mesin e frikës për thellimin e krizës globale financiare.

Në Japoni, aksionet ranë afër 10 për qind- humbja më e madhe brenda ditës në dy dekada- ndërsa tregjet kryesore të Evropës kanë rënë të paktën 5 për qind. Tregjet ruse kanë mbetur të mbyllura.

Rëniet vijnë, pasi që bursat amerikane dje pësuan humbjen më të madhe në 5 vjetët e fundit.

Ministrat e financave dhe bankierët qendrorë nga G7 po mbajnë takim urgjent për krizën, meqë ulja e shkallëve të ineteresit nuk i qetësoi investitorët.

Presidenti amerikan George Bush përmes një fjalimi do t'u kërkojë sot amerikanëve që ta ruajnë besimin.
XS
SM
MD
LG