Ndërlidhjet

Tadiq kritikon Malin e Zi e Maqedoninë


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka kritikuar vendimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë për njohjen e Kosovës.

Tadiq tha se lëvizja e këtyre dy vendeve është "thellësisht e gabuar" dhe nuk do t'i kontribuojë raporteve të fqinjësisë së mirë.

Të dy vendet kërkojnë anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa agjencitë ndërkombëtare të lajmeve thonë se ato kanë qenë nën presion të SHBA-së dhe Evropës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG