Ndërlidhjet

Tirana mirëpret vendimin e Shkupit e Podgoricës


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi vlerësoi sot se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Malit të Zi dhe nga Republika e Maqedonisë i kontribuon stabilitetit në rajon dhe do të ndikojë në rritjen e ndjeshmërisë të vendeve që qe do te njohin me tej pavarësinë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke përfaqësuar qëndrimin zyrtar të Parlamentit të Shqipërisë mendon se ky vendim i Maqedonise dhe Mali i Zi dëshmon maturi, përgjegjshmëri dhe mendësi perëndimore.

Kryetarja e Kuvendit shpreh bindjen se ky akt do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për një të ardhme europiane.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Shqipërisë nëpërmjet deklaratës zyrtare bën të ditur se njohja e pavarësisë së Kosovës nga dy vendet fqinje të saj është shprehje e mentalitetit të ri të rajonit, i orientuar drejt së ardhmes së përbashkët euro-atlantike.
XS
SM
MD
LG